Ndërlidhjet

Hollande dhe Netanyahu: Më shumë sanksione kundër Iranit


Paris, 31 tetor 2012.

Paris, 31 tetor 2012.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se favorizon sanksione të tjera kundër Iranit, nëse ky i fundit nuk dëshmon me “akte dhe gjeste konkrete” se nuk ka synim të krijojë armë bërthamore.

Hollande, duke folur në Paris, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se do prova që Irani ka braktisur kërkimet ushtarake bërthamore.

“Ne kemi votuar disa sanksione kundër programit bërthamor të Iranit. Ne jemi të gatshëm të votojmë për të tjera – aq sa do të jenë të nevojshme për t’i treguar Iranit se duam vepra konkrete për të na bindur se ka hequr dorë nga armët atomike”, ka thënë Hollande.

Netanyahu ka falënderuar Francën për qëndrimin e saj në këtë çështje.

“Dua t’ju përgëzoj për qëndrimin e fortë, për sanksione të ashpra e madje edhe më të ashpra kundër Iranit. Mendoj se kjo është shumë, shumë e rëndësishme. Sanksionet janë duke shkatërruar ekonominë e Iranit”, ka thënë Netanyahu.

Izraeli ka thënë se do të ndërmarrë aksione ushtarake kundër Iranit, nëse sheh që rrezikohet siguria e tij.

Irani mohon se ka qëllim krijimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG