Ndërlidhjet

Asambleja e Libisë miraton kabinetin e ri


Libi

Libi

Asambleja Kombëtare e Libisë ka miratuar listën e re të ministrave të propozuar nga kryeministri Ali Zeidan.

Lista e ministrave përfshin përfaqësues nga partitë liberale dhe islamike.

Zeidan ka paraqitur listën me 30 anëtarë të martën, por miratimi i saj është shtyrë për shkak të protestave.

Zeidan është kryeministri i dytë prej zgjedhjes së asamblesë në muajin korrik.

Paraardhësi i tij, Mustafa Abushagar, është shkarkuar javë më parë, pasi lista për kabinetin e tij është kundërshtuar nga Asambleja Kombëtare.

Zhvillimet pasojnë rënien e diktatorit veteran të Libisë, Muammar Qadaffi, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG