Ndërlidhjet

SHBA vazhdon të luftojë problemet nga Sandy


Nju Jork

Nju Jork

Rreth 500 pacientë javë evakuuar nga një tjetër spital i Nju Jurkut për shkak të dëmeve që ka shkaktuar uragani Sandy.

Majori Michael Bloomberg ka thënë se bëhet fjalë për qendrën spitalore Bellevue në Manhattan.

Raportet thonë se stuhia ka përmbytur bodrumin e spitalit, duke shkaktuar probleme për gjeneratorët e energjisë elektrike.

Të paktën dy spitale të tjera të Nju Jorkut janë detyruar të evakuojnë pacientët për shkak të shkatërrimeve nga stuhia.

Më shumë se 20 njerëz raportohet të kenë humbur jetën nga stuhia Sandy në Nju Jork, e cila ka lënë edhe miliona njerëz pa energji elektrike, ka përmbytur stacionet e metrosë së qytetit dhe ka shkaktuar zjarr. Mbi 20 viktima janë raportuar në pjesë të tjera.

Sandy ka zbarkuar të hënën në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, duke goditur më rëndë Nju Jorkun dhe Nju Xhërsin. Ai ka ardhur nga rajoni i Karaibeve ku ka lënë mbi 50 njerëz të vrarë.
XS
SM
MD
LG