Ndërlidhjet

Cameron humb votimin për buxhetin e BE-së


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka humbur të mërkurën votimin parlamentar mbi buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian, pas rebelimit të anëtarve të Partisë së tij Konservatore.

Disa ligjvënës konservatorë nuk kanë mbështetur thirrjen e Cameronit që Britania të kërkojë shkurtime në terma realë në buxhetin e BE-së 2014-2021, për të pasqyruar kështu masat shtrënguese, të ndërmarra në Britani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Votimi është jodetyrues, por humbja ka të ngjarë të ngrejë pyetje për kontrollin e koalicionit qeveritar nga Cameroni dhe aftësitë e tij për të frenuar krahun anti-evropian të konservatorëve.
XS
SM
MD
LG