Ndërlidhjet

Fuqizohet marrëveshja SHBA-Rusi për birësim


Ilustrim
Ilustrim
Një marrëveshje e re ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila rregullon birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët, hyn në fuqi sot.

Qeveria ruse ka kërkuar marrëveshjen pas një seri rastesh, në të cilat fëmijët rusë janë abuzuar apo edhe kanë vdekur në duart e familjeve kujdestare në SHBA.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Ambasada Amerikanë në Moskë thuhet se marrrëveshja ka për qëllim “të sigurojë mbrojtje më të mirë për fëmijët e birësuar”, duke përcaktuar “interesat dhe detyrimet e prindërve birësues”.

Sipas marrëveshjes, birësimet SHBA-Rusi duhet të bëhen vetëm përmes agjencive të akreditura.

Ajo po ashtu ofron monitorimin e “kushteve të jetesës dhe të edukimit të fëmijëve të birësuar”.

Dhjetëra mijëra fëmijë rusë thuhet se janë birësuar nga amerikanët.
XS
SM
MD
LG