Ndërlidhjet

KS takohet në lokacion të përkohshëm


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit - foto arkivi
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur në një lokacion të përkohshëm për shkak të dëmtimit të selisë së OKB-së nga uragani Sandy.

Këshilli 15-anëtarësh është të takuar për të zgjatur misionin e paqeruajtësve të Unionit Afrikan në Somali.

Shkalla e dëmeve në selinë e Këshillit në Nji Jork nuk është e qartë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ndërtesa do të rihapet të enjten.

Uragani Sandy, i cili ka zbarkuar të hënën në bregun lindor të SHBA-së, ka shkaktuar dëme të mëdha sidomos në Nju Jork dhe Nju Xhërsi. Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG