Ndërlidhjet

logo-print

Rusia fuqizon ligjin për ueb-faqet


Ilustrim

Ilustrim

Në Rusi ka hyrë në fuqi ligji, i cili u lejon autoriteteve të fusin në listën e zezë faqet e internetit, të cilat vlerësohet se ofrojnë përmbajtje që mund të jenë të dëmshme për fëmijët.

Ligji u jep zyrtarëve të drejtë që të detyrojnë ueb-faqet të kalojnë në sistemin “offline”.

Qeveria ruse thotë se ligji ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga pornografia dhe ueb-faqet që promovojnë keqpërdorimin e drogave apo vetëvrasje.

Por, mbështetësit e fjalës së lirë thonë se ligji mund të përdoret për të bllokuar ueb-faqet e internetit që shihen si kritike të qeverisë apo të shtetit rus.
XS
SM
MD
LG