Ndërlidhjet

logo-print

Zhbogar: Normalizimi mes Kosovës e Serbisë, problem i madh


Samuel Zhbogar

Samuel Zhbogar

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se problemi më i madh i Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zhbogar u ka thënë mediave serbe se vizita e sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, në Beograd e Prishtinë, ka treguar se ky problem nuk duhet të vështrohet nga larg, porse duhet të ndihmohet në zgjidhjen e tij.

Sipas Zhbogarit, vizita e dy zyrtareve ka pasur disa qëllime: të tregojë se SHBA-ja dhe BE-ja punojnë së bashku në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, se Clinton dhe Ashton janë të angazhuara personalisht në atë proces, si dhe të krijohet mbështetja e gjerë për procesin, si në publik, ashtu edhe në skenën politike.

Clinton dhe Ashton kanë qëndruar në Beograd të martën, ndërsa në Prishtinë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG