Ndërlidhjet

Clinton takoi Berishën e Nishanin


Tiranë, 1 nëntor 2012.
Tiranë, 1 nëntor 2012.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka takuar sot në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

"SHBA-të janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tuaj në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Ne ju urojmë për 100 vjetët e parë dhe konfirmojmë bashkëpunimin e ngushtë për 100 vjetët e tjerë", ka thënë Clinton në takim, raportojnë mediat në Tiranë.

Më herët, sekretarja amerikane ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili i ka dhënë dekoratën e Urdhrit të Flamurit.

Clinton po mban një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Vizita e Clintonit në Tiranë pason qëndrimin e saj në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.
XS
SM
MD
LG