Ndërlidhjet

Clinton në Tiranë, apelon për zgjedhje të suksesshme


Tiranë
Tiranë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalimin e saj para tyre, Clinton ka kërkuar që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që "populli dhe Bashkimi Evropian të krijojnë besim te liderët".

Kryediplomatja amerikane ka theksuar edhe nevojën për luftë ndaj korrupsionit, si dhe bashkëpunim ndërmjet klasave politike të Shqipërisë.

“Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. U bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, ka thënë Clinton, raportojnë mediat në Tiranë.

Sekretarja amerikane ka thënë se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme.

Clinton ka takuar në Tiranë edhe presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe kryeministrin Sali Berisha.

Presidenti i ka dhënë sekretares amerikane dekoratën e Urdhrit të Flamurit.

Vizita e Clintonit në Tiranë pason qëndrimin e saj në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.
XS
SM
MD
LG