Ndërlidhjet

Siri: Vriten 28 ushtarë dhe pesë rebelë


Siri
Siri
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se kryengritësit rebelë kanë vrarë 28 ushtarë të qeverisë në rrugën që çon nga Damasku për në Alepo.

Grupi me seli në Londër ka thënë se përleshjet në provincën Idlib kanë lënë edhe pesë rebelë të vrarë.

Idlibi është bërë vendbetejë kryesore ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Revolta kundër Assadit ka nisur në mars të vitit të kaluar. Rebelët duan largimin e Assadit nga pushteti. Sipas aktivistëve, mbi 35,000 persona kanë humbur jetën në përleshje.
XS
SM
MD
LG