Ndërlidhjet

Ish-punëtori i Radios Evropa e Lirë humb apelin në gjyq


Karta e indetitetit të Minarikut në Radion Evropa e Lirë

Karta e indetitetit të Minarikut në Radion Evropa e Lirë

Gjykata Supreme e Çekisë ka hedhur poshtë apelin e ish-agjentit të inteligjencës çekosllovake, Pavel Minarik, i cili në vitin 2009 është burgosur për mashtrim me sigurime.

Minarik po vuan dënimin prej katër vjetësh heqje lirie për shkak të një kërkese të rreme për sigurim, e cila lidhet me një aksident kamioni në Ukrainë.

Nga viti 1972 deri më 1976, Minarik ka punuar për seksionin çekosllovak të Radios Evropa e Lirë në Mynhen.

Ai ka spiunuar gazetarët për regjimin komunist dhe ka planifikuar sulm terrorist mbi stacionin.

Pas kthimit në Pragë, ai është vlerësuar publikisht nga regjimi komunist.

Minarik është bërë biznesmen pas rënies së komunizmit.
XS
SM
MD
LG