Ndërlidhjet

Haraszti: Në Bjellorusi duhet angazhim për përmirësimin e të drejtave


Miklos Haraszti

Miklos Haraszti

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Bjellorusi u ka bërë thirrje autoriteteve dhe shoqërisë civile që të angazhohen për një dialog të hapur, që ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Miklos Haraszti, i cili posa është emëruar në këtë pozitë, tha se dëshiron që t’i ftojë autoritetet bjelloruse, institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile që të hyjnë në një dialog të hapur me të, lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut në këtë vend.

Ai tha se ekspertët e të drejtave të njeriut do të takohen me qeverinë e Bjellorusisë për t’i diskutuar mënyrat e shkëmbimit të informacioneve.

“Shpresoj që do të mund t’iu ndihmoj qeverisë dhe njerëzve të Bjellorusisë në përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vend, në përputhje me normat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka thënë, ndër të tjera, Haraszti.
XS
SM
MD
LG