Ndërlidhjet

Lirohet nga akuzat një i dyshuar për vrasje në Kazakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një i dyshuar për vrasje të profilit të lartë, në Kazakistan, është liruar sot pasi të gjitha akuzat kundër tij u hodhën poshtë.

Aleksii Shkilev u arrestua në muajin shtator, lidhur me një rast të vrasjes së 12 njerëzve në Parkun Kombëtar Ile-Alatau, në afërsi të qytetit më të madh të Kazakistanit. Almaty.

Në gusht, shtëpia e tij ishte gjetur e djegur, ndërsa trupat e gjashtë burrave dhe grave ishin zbuluar në mbetjet e shtëpisë.

Gjashtë burra dhe gra të tjerë ishin gjetur të vdekur, pas therjeve, në një pjesë tjetër të parkut ditën e njejtë.

Avokati i Shkilev u tha gazetarëve që klienti i ij e ka vërtetuar se nuk ka asnjë lidhje me krimin.
XS
SM
MD
LG