Ndërlidhjet

Gazetari grek doli para gjyqit


Dyshohet se paratë e rreth 2000 grekëve mbahen në Bankën HSBC në Zvicër
Dyshohet se paratë e rreth 2000 grekëve mbahen në Bankën HSBC në Zvicër
Një gazetar grek doli sot para gjyqit, për shkak të publikimit të emrave të 2000 grekëve, të cilët dyshohet se i mbajnë rreth 2 miliard euro në llogaritë e tyre në një bankë të Zvicrës.

Costas Vaksevanis tha se ai e ka publikuar listën pasi qeveria nuk kishte ndërmarrë asgjë për dy vite me radhë, për t’i hetuar të dyshuarit për shmangie nga tatimi.

Gazetari akuzohet për shkelje të privatësisë dhe përbllet me një dënim prej 3 vjetësh, nëse shpallet fajtor.

Raportohet se lista fillimisht kishte rrjedhur nga një punëtor i bankës zvicerane, ku dyshohet se mbahen paratë e grekëve.

Lista i ishte dorëzuar Greqisë në vitin 2010, nga ministrja e atëhershme e financave, tash shefe e FMN-së, Christine Legarde.

Emrat e publikuar në listë përfshijnë biznesmenë dhe politikanë të njohur në Greqi.
XS
SM
MD
LG