Ndërlidhjet

Lideri opozitar në Izrael kritikon kryeministrin Netanyahu


Shaul Mofaz
Shaul Mofaz
Gjatë fushatës së tij në Izrael, lideri opozitar Shaul Mofaz e ka kritikuar sot kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu, se është duke u nxitur nga një obsesion për ta bombarduar Iranin.

Mofaz, kryetar i partisë së qendrës, Kadima, citoi dallimet në mënyrat e frenimit të programit bërthamor të Iranit, si dhe shpalosi një poster të një kërpudhe të zjarrtë në re, ku shkruhej: “Netanyahu do të na lë në baltë”.

Gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv, Mofaz e quajti një bashkim të falsifikuar koalicionin ndërmjet partisë së Netanyahusë, Liquid Party, me fraksionin e Ministrit të Jashtëm, Avigdor Lieberman.

Sipas tij, një kombinim i tillë është i dëmshëm për të ardhmen e Izraelit.
XS
SM
MD
LG