Ndërlidhjet

Stuhia Sandy ka dëmtuar zyrat qendore të OKB-së


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i menaxhmentit i Kombeve të Bashkuara tha se zyrat qendrore të OKB-së, që e kanë pamjen nga lumi lindor i Nju Jorkut, kanë përjetuar “dëme të papara” nga stuhia Sandy, e cila goditi Brengun Lindor të SHBA-ve ditën e hënë.

Yukio Takasu i tregoi sot Asamblesë së Përgjithshme, në fund të seancës së parë pas stuhisë, se dëmet më serioze janë shkaktuar nga përmbytjet, të cilat kanë dëmtuar shumë zyre që ndodhen në bodrum, dhe se sistemi i ftohjes, që ndodhet në ndërtesën kryesore të Sekretariatit, kishte shkaktuar një zjarr të vogël.

Ndërkohë, shefi për siguri i OKB-së, Gregory Starr tha se përmbytjet kanë dëmutar gjithashtu edhe shumë përbërës elektrik.

Në kompleksin e Kombeve të Bashkuara janë duke u kryer rinovimet e para pas 60 vjetësh, dhe stafi së fundmi ka filluar të kthehet në ndërtesën e Sekretariatit.
XS
SM
MD
LG