Ndërlidhjet

Obama e Romney shfrytëzojnë ditët e fundit të fushatës


Barack Obama dhe Mitt Romney

Barack Obama dhe Mitt Romney

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kandidati republikan për president, Mitt Romney, janë duke i bërë thirrjet e tyre të fundit për vota, vetëm pak ditë deri në zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat do të mbahen të martën, më 6 nëntor.

Kandidatët pritet që ta kalojnë shumicën e kohës së tyre gjatë ditëve të ardhshme në të ashtuquajturat “fushëbeteja”, apo në ato shtete ku sondazhet e opinionit publik sugjerojnë se asnjëri nga kandidatët ende nuk e ka siguruar një margjinë të sigurt të fitores.

Këtu përfshihen shtete si Ohio, Colorado, Iowa, Florida, New Hampshire, Wisconsin, Virginia dhe Nevada.

Pas disa ditësh shtyrje të fushatës, për shkak të stuhisë Sandy, Obama dhe Romney iu rikthyen dje fushatës në Wisconsin dhe Nevada, respektivisht në Virginia.
XS
SM
MD
LG