Ndërlidhjet

Banka Botërore ndihmon Birmaninë pas 2 dekadash


Ndërtesa e Bankës Botërore në Washington
Ndërtesa e Bankës Botërore në Washington

Banka Botërore ka miratuar fondin prej 80 milionë dollarëve për zhvillim të komunitetit në Birmani.

Kjo është ndihma e parë e Bankës Botërore për këtë vend të Azisë Juglindore në më shumë se 20 vjet.

Sipas Bankës, ky fond pritet të përdoret nga komunitetet rurale për rregullimin e rrugëve, urave, shkollave, klinikave shëndetësore apo tregjeve rajonale në vend.

Sipas zëvendës presidentes së Bankës Botërore për Azi Lindore dhe Pacifik, Pamela Cox, autoritetet e Birmanisë kanë lëvizur shpejt në hapjen e vendit pas shumë viteve të sundimit autoritar, por ende ka nevojë për ndërtim të institucioneve, për ta përmirësuar qeverisjen ekonomike dhe transparencën.

Ajo tha se banka e ka të gatshme edhe një hua prej 165 milionë dollarësh për Birmaninë, pasi qeveria ta shlyejë një borxh prej 900 milionë dollarësh ndaj Bankës Botërore dhe Bankës Aziatike për Zhvillim.
XS
SM
MD
LG