Ndërlidhjet

SHBA: Arrin në 90 shifra e të vdekurve nga Sandy


Një lagje në Nju Xhërsi, pas stuhisë
Një lagje në Nju Xhërsi, pas stuhisë
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifra e viktimave nga stuhia Sandy, e cila goditi të hënën Bregun Lindor të SHBA-ve, ka arritur në 90 të vdekur, ndërsa shumica prej tyre, kanë ndodhur në shtetin e Nju Jorkut.

Zyrtarët thonë se të paktën 47 njerëz në shtetin e Nju Jorkut, përfshirë rreth 40 në qytetin e Nju Jorkut, janë konfirmuar se kanë vdekur pas goditjes së stuhisë.

Rreth 40 njerëz raportohet se janë vrarë në gjashtë shtete të tjera.

Para se të godiste SHBA-në, stuhia Sandy kishte lënë rreth 70 viktima në Karaibe.
XS
SM
MD
LG