Ndërlidhjet

Arresohen dy gra ruse nën dyshimet për shitje të fëmijëve


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Rusi thonë se kanë arrestuar dy femra nën dyshimin se ato kanë shitur fëmijë të vegjël.

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë tha se njëra nga gratë, rreth 60 vjeçare, punonte në një spital në Dagestan, ndërsa gruaja tjetër, poashtu rreth 60 vjeçare, raportohet të jetë arrestuar në Grozny të Dagestanit.

Hetuesit kanë treguar se femrat dyshohen se kanë qenë të përfshira në dy raste të fundit, në të cilat një vajzë 20 muajshe dyshohet se është shitur për rreth 13 mijë dollarë, ndërsa një djalë, i cili kishte vetëm 5 ditë, dyshohet se është shitur për rreth 17 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG