Ndërlidhjet

Dënohet me 17 vjet burg amerikani që planifikonte akte terroriste


Washington
Washington
Një djalë amerikan është dënuar me 17 vjet burgim, pasi u deklarua fajtor për një plan terrorist për të fluturuar aeroplanë të kontrolluar, të pajisur me eksplozivë, në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington.

Dënimi kundër Rezwan Ferdaus, 27 vjeçar, u dha dje në qytetin e Bostonit.

Ferdaus u patë deklaruar se është fajtor në muajin korrik, pasi kishte provuar që të siguronte material përkrahës për terroristët dhe pasi kishte provuar që t’i dëmtonte dhe shkatërronte ndërtesat federale me një eksploziv.

Ferdaus ishte arrestuar vitin e kaluar nga agjentë të FBI-së.
XS
SM
MD
LG