Ndërlidhjet

logo-print

AI kritikon Shri Lankës për ndërhyrje në gjyqësor


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Ndërkombëtare “Amnesty International” ka akuzuar sot qeverinë e Shri Lankës se po ndërhyn në gjyqësorin e vendit.

Kjo kritikë vjen një ditë pasi ligjvënësit e partive në pushtet e fajësuan gjyqtarin më të lartë në vend.

Kryetarja e Aleancës së Njerëzve të Bashkuar për Liri, Mahinda Rajapakse dorëzoi një rezolutë e cila kërkon pushimin nga posti të Shefit të Gjyqësorit, Shirani Bandaranayake, i cili akuzohet se e ka shkelur kushtetutën.

“Goditja e atyre me të cilët nuk pajtohen tani ka kaluar te avokatët dhe anëtarët e gjyqësorit, të cilët flasin kundër abuzimit të pozitave”, thuhet në reagimin e AI-së.

Organizata gjithashtu përmendi rastin e një gjykatësi të lartë, i cili ishte sulmuar dhe lënduar nga njerëz të armatosur më herët këtë muaj, pasi ai ishte ankuar për përpjekje të ndryshme për të ndikuar në pavarësinë e gjyqësorit.
XS
SM
MD
LG