Ndërlidhjet

Protestuesit iranianë dogjën flamurin amerikan


Pamje gjatë djegies së flamurit amerikan në Afganistan (19 shtator 2012)


Mijëra iranianë, të cilët bërtisnin “Vdekje Amerikës”, e kanë djegur sot flamurin amerikan, për të shënuar 33 vjetorin e pushtimit të ambasadës së SHBA-ve në Teheran.

Protestuesit bërtisnin parulla anti-britanike dhe anti-izraelite, duke e djegur edhe flamurin e Izraelit, derisa u mblodhën në lokacionin ku ndodhej atëherë ambasada.

Tubimi i këtij viti erdhi disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat do të mbahen të martën, më 6 nëntor.

Përderisa fuqitë perëndimore kanë vënë sanksione ekonomike ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor, Irani, nga ana tjetër, i mohon këto akuza, duke thënë se një gjë e tillë bëhet vetëm për gjenerim paqësor të energjisë dhe për qëllime mjekësore.
XS
SM
MD
LG