Ndërlidhjet

Ahmadinjexhadi thotë se do t’i lërë zënkat publike


Presidenti Mahmud Ahmadinejad bisedon me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Presidenti Mahmud Ahmadinejad bisedon me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Presidenti i Iranit është tërhequr nga mosëmarrëveshjet publike me gjyqësorin e vendit, një ditë pasi lideri suprem i vendit, këto zënka i quajti tradhti.

Në një letër dërguar liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, presidenti Mahmud Ahmadinejxhad u zotua se do të koncentrohet në tejkalimin e sanksioneve ekonomike nga perëndimi, në vend se të merret me zënka publike.

Khamenei e kishte përkrahur Ahmadinejxhadin deri në kohën kur presidenti filloi t’i sfidonte disa nga fuqitë e liderit suprem.

Që nga atëherë, Ahmadinejxhadi ka humbur një varg betejash, duke u bërë dëshmitar i humbjes që pësuan përkrahësit e tij në zgjedhjet paralamentare të këtij viti.

Presidenti ka thënë se qeveria e tij do të fokusohet në uljen e presioneve ekonomike nga sanksionet e ashpra mbi programin bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG