Ndërlidhjet

Një elefant ka mësuar t’i imitojë njerëzit


Ilustrim
Ilustrim
Një elefant në një kopsht zoologjik në Kore të Jugut ka mësuar se si t’i imitojë njerëzit.

Koshik, një elefant aziatik 22 vjeçar, i cili po qëndron në një kopsht zoologjik në Yongin, në jug të kryeqytetit Seul, mund t’i riprodhojë disa fjalë në gjuhën koreane.

Një ekip i hulumtuesve nga Koreja e Jugut dhe Evropa thonë se Koshik e përdorë hundën e tij për të folur të paktën pesë fjalë, përfshirë një fjalë koreane, që do të thotë “mirë”.

Hulumtuesit thanë se elefanti mund të ketë filluar imitimin e njerëzve sepse është ndier i vetmuar. Ai ndodhet në kopsht zoologjik që 19 vjet.
XS
SM
MD
LG