Ndërlidhjet

logo-print

Një video në You Tube mund të shërbejë si dëshmi e krimeve në Siri


Video e publikuar në You Tube

Video e publikuar në You Tube

Një zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut tha se një video, në të cilën dyshohet se shfaqen rebelë sirianë duke vrarë ushtarë, mund të merret si dëshmi për “krime lufte”.

Një video amatore e postuar sot në You Tube tregon rebelët sirianë duke rrahur rreth dhjetë ushtarë, përpara se t’i vrasin.

Zëdhënësi i Komisionarit, Rupert Colville tha sot se kjo video duhet të verifikohet dhe se ajo ka mundësi që të përdoret si dëshmi për krime të luftës dhe inicim të ndjekjeve penale.

Observatori sirian për të drejta të njeriut tha se rebelët që po luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Assadit kanë sulmuar tri postblloqe të ushtrisë në veriperëndim, duke lënë të vrarë 28 ushtarë.

Observatori, gjithashtu edhe Amnesty International, i kanë dënuar ekzekutimet.
XS
SM
MD
LG