Ndërlidhjet

Lazarenko u arrestua menjëherë pas lirimit nga burgu


Pavel Lazarenko

Pavel Lazarenko

Ish-kryeministri i Ukrainës, Pavlo Lazarenko, i cili u lëshua dje nga një burg në Kaliforni, tani ndodhet në paraburgim, te autoritetet amerikane të emigracionit.

Avokati i tij, Daniel Horowitz tha se ish-kryeministri është arrestuar menjëherë pas lëshimit nga burgu, ku qëndroi për më shumë se 8 vjet prapa grilave.

Lazarenko nuk ka vizë valide amerikane apo status të refugjatit politik. Zyrtarët amerikanë duhet të vendosin nëse Lazarenkos do t’i lejohet qëndrimi legal në SHBA apo ta deportojnë në Ukrainë.

Avokati i tij ka vlerësuar se Lazarenko fizikisht do të ishte i rrezikuar po të kthehej në Ukrainë.

Lazarenko, i cili ishte kryeministër i Ukrainës nga viti 1996 deri më 1997, iku për në SHBA në vitin 1999.

Ai ishte shpallur fajtor për shpëlarje parash, për mashtrim dhe për zhvatje, në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG