Ndërlidhjet

Ivanishvili dëshiron ta dëbojë Sakashvilin nga pallati presidencal


Presidenti Mikheil Saakashvili dhe kryeministri Bidzina Ivanishvili
Presidenti Mikheil Saakashvili dhe kryeministri Bidzina Ivanishvili
Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili thotë se presidenti Mikheil Saakashvili duhet ta lëshojë pallatin presidencial.

Ai u tha sot gazetarëve se qeverisë së vendit i kushton shumë mirëmbajtja e asaj ndërtese.

Kryeministri tha se shpenzimet për një pallat të tillë janë të pamoralshme dhe se kursimet duhet të përdoren për t’i ndihmuar “shumë refugjatë dhe qytetarë të varfër në vend”.

Sipas Ivanishvilit, buxheti i shtetit paguan gjysmë milionë dollarë çdo vit vetëm për faturat e energjisë elektrike të pallatit.

Ai i ka sugjeruar kryeministrit dhe stafit të tij që të zhvendosen në një pjesë të ndërtesës së Kancelarisë Shtetërore në Tbilisi.
XS
SM
MD
LG