Ndërlidhjet

Medvedev përkrahë lirimin e anëtareve të “Pussy Riot”


Dy anëtaret e burgosura të "Pussy Riot"

Dy anëtaret e burgosura të "Pussy Riot"

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev tha se dy anëtaret e burgosura të grupit pank rus, “Pussy Riot”, duhet të lirohen.

Ai tha sot se nuk pajtohet me veprimet e grupit, por që anëtaret e tij, Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova, tashmë ndodhen në burg që një kohë të gjatë.

Vajzat u transferuan javën e kaluar në dy burgje të ndryshme shumë larg Moskës, njëra në Mordovia e tjetra në Perm, për ta mbajtur dënimin prej 2 vjetësh.

Ato janë dënuar për huliganizëm të nxitur nga urrejta fetare, për shkak të një performanse kundër presidentit Vladimir Putin në Katedralen më të madhe Ortodokse në Moskë.
XS
SM
MD
LG