Ndërlidhjet

Policia pengon protestën në Baku


Pamje nga protesta e sotme në Baku

Pamje nga protesta e sotme në Baku


Policia në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, ka shpërndarë disa aktivistë që ishin mbledhur për të protestuar kundër planit të qeverisë për ta amendamentuar ligjin mbi protestat.

Rreth 30 anëtarë dhe përkrahës të koalicionit qeveritar, Public Chamber, raportohet se janë arrestuar.

Qeveria e Azerbajxhanit lajmëroi muajin e kaluar planet për ta ndryshuar ligjin, në mënyrë që t’i rrisë dënimet për pjesëmarrje në mbledhje publike të palejuara.

Grupet opozitare kanë shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet.
XS
SM
MD
LG