Ndërlidhjet

logo-print

Auditori Amerikan: Forcat afgane ende të papërgatitura


Forcat afgane të sigurisë (Foto nga Arkivi)

Forcat afgane të sigurisë (Foto nga Arkivi)


Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit e ka kundërshtuar një paralajmërim të Auditimit të Qeverisë Amerikane se forcat e sigurisë afgane nuk janë të përgatitura sa duhet për t’i mirëmbajtur bazat e ndërtuara nga NATO, edhe pas largimit të forcave të huaja në vitin 2014.

Zëdhënësi i Ministrit, Zahir Azimi i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë se shumë nga bazat ushtarake, që janë ndëtuar nga NATO, do të shndrrohen në objekte civile, si shkolla apo spitale, përderisa disa prej tyre edhe do të braktisen. Sipas tij, shumë baza do të vazhdojnë të shërbejnë si baza ushtarake.

Azimi e ka kundërshtuar raportin e auditimit nga Inspektori i Përgjithshëm Amerikan për Rindërtimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG