Ndërlidhjet

logo-print

Raporti më i ri thotë se ekonomia amerikane po shërohet


Shtëpia e Bardhë në Washington

Shtëpia e Bardhë në Washington

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se të dhënat e punësimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë rritje në muajin tetor, gjë që dëshmon se ekonomia e vendit është duke u shëruar dhe se Amerikës i duhet qëndrimi i Obamës edhe për katër vjet të tjera në krye të shtetit.

“Raporti i sotëm i punësimit ofron dëshmi të tjera se ekonomia amerikane është duke u shëruar nga plagët e shkaktuara nga rënia më e keqe që nga Depresioni i Madh”, ka thënë sot Alan Krueger, kryetar i Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, përmes një komunikate për media.

Raporti i fundit i punësimit para zgjedhjeve të 6 nëntorit, i bazuar në të dhënat e Departamentit të Punës, tregon se në muajin tetor janë shtuar edhe 171 mijë vende të reja të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG