Ndërlidhjet

Daçiq dënon përgjimin e zyrtarëve të lartë


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme, tha se raportimet për përgjimet e paligjshme ndaj presidentit dhe zëvendës kryeministrit të Serbisë janë të papranueshme.

Në një prononcim televiziv gjatë ditës së sotme, Daçiq shtoi se ai personalisht nuk kishte të bënte asgjë me këtë rast.

Ai gjithashtu tha se policia e vendit ka nevojë për reforma urgjente dhe se të gjithë zyrtarët e përfshirë në përgjimin ilegal do të zëvendësohen në një të ardhme të afërt.

Më herët gjatë ditës, mediat serbe transmetuan një deklarataë të zëvendës kryeministrit, Aleksandar Vuçiq, ku ai akuzonte policinë se ilegalisht e ka përgjuar atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë presidentin Tomisllav Nikolliq.
XS
SM
MD
LG