Ndërlidhjet

Shpërthim në Pakistan, 18 të vrarë


Shpërthim në Pakistan (Foto nga Arkivi)
Shpërthim në Pakistan (Foto nga Arkivi)

Të paktën 18 njerëz janë vrarë gjatë një shpërthimi në Provincën e Balushistanit në Pakistanin Jugor.

Disa burra të armatosur hapën zjarr në një kombi bus të parkuar në një stacion të benzinës, në afërsi të qytetit Khuzdar, rreth 250 kilometra larg Quettas, duke shkaktuar në këtë mënyrë një shpërthim të madh.

Shefi i Distriktit Policor, Sabih Uddin tha se të gjithë njerëzit që ndodheshin në kombi bus janë vrarë. Në mesin e të vrarëve janë 8 gra dhe 2 fëmijë.

Në këtë rajon ka shumë stacione të tilla të derivateve, shumica prej të cilave shesin naftën e kontrabanduar nga vendet fqinje.
XS
SM
MD
LG