Ndërlidhjet

Zhbogar thotë se duhen zhvilluar tre lloje të dialogut


Samuel Zhbogar
Samuel Zhbogar
Qëndrimi i Komisionit Evropian se Serbia duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës, nuk do të thotë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, ka thënë përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar.

“Kjo do të thotë se jemi kundër ndarjes së Kosovës dhe se nuk do të mbështesim idetë për ndarje”, ka deklaruar Zhbogar për radion KiM.

Ai po ashtu ka theksuar nevojën e zhvillimit të tre llojeve të dialogut: njëri ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve, tjetri në mes të autoriteteve kosovare dhe qytetarëve të veriut dhe i treti në mes të serbëve në veri dhe atyre në jug të Ibrit.

Diplomatët evropianë kanë kushtëzuar Serbinë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për të shënuar hapa para drejt BE-së.

Në një raport të publikuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, thuhej se Serbia duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës.

Raporti ka nxitur reagimin e zyrtarëve serbë, të cilët kanë thënë se një gjë e tillë nënkupton njohje të Kosovës dhe se ata nuk mund ta pranojnë.
XS
SM
MD
LG