Ndërlidhjet

Rivarrosen mbetjet e 110 ushtarëve të Napoleonit


Busti Napoleon Bonapartes
Busti Napoleon Bonapartes
Ambasadori i Francës në Bjellorusi, Michel Raineri, ka marrë pjesë në varrosjen e mbetjeve mortore të 110 ushtarëve të Napoleonit, të cilët kanë vdekur në betejën kundër ushtrisë ruse.

Dhjetëra mijëra trupa franceze kanë vdekur në nëntor të vitit 1812, kur rusët kanë qëlluar ushtrinë e perandorit francez, Napoleon Bonaparte, derisa kalonte Lumin Berezina, gjatë tërheqjes nga Moska.

Mbetjet janë nxjerrë nga njësia e Ministrisë bjelloruse të Mbrojtjes.

Ato janë varrosur në një varrezë në fshatin Studenka, rreth 100 kilometa në lindje të Minskut.
XS
SM
MD
LG