Ndërlidhjet

Gruevski shtyn vizitën në Kosovë


Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka shtyrë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Në fillim të javës që vjen, sipas mediave në Maqedoni, ishte paralajmëruar se Gruevski do të qëndrojë në Prishtinë, por vizita e tij është shtyrë për shkak të, siç thuhet, harmonizimit të agjendës së të dyja qeverive.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, raportojnë mediat elektronike në Shkup.
XS
SM
MD
LG