Ndërlidhjet

Arrestohen 33 zyrtarë të Qeverisë rumune


Ilustrim
Ilustrim
Prokuroria e Rumanisë ka arrestuar 33 zyrtarë të qeverisë nën dyshimet se me pastrimin e parave dhe mashtrime, kanë dëmtuar shtetin për 22 milionë euro.

Siç raporton AP, në mesin e të arrestuarve janë zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Bujqësisë, të Senatit rumun, si dhe zëvendësdrejtori i Bankës për Zhvillim të Rumanisë.

Grupi i të dyshuarve raportohet të jetë udhëhequr nga gjenerali në pension i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës rumune, Dragos Diakonesku.

Krimet e dyshuara thuhet se përfshijnë 40 kredi bankare për çështje të imagjinuara.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata në Bukuresht që të dyshuarve t’iu shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG