Ndërlidhjet

Obama: Ekonomia po rikthehet


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se shifrat e fundit të punësimit tregojnë se ekonomia amerikane po rikthehet.

Shifrat e publikuara të premten nga Departamenti i Punës flasin për hapjen e 171,000 vendeve të reja të punës gjatë muajit tetor.

“Këtë mëngjes kemi mësuar se kompanitë kanë punësuar më shumë njerëz në tetor se në çdo kohë gjatë tetë muajve të fundit”, ka thënë Obama gjatë fushatës në Hilliard të Ohajos.

“Ne kemi bërë përparim të vërtetë, por duhet të bëjmë edhe më shumë. Derisa ka amerikanë që duan të punojnë, por nuk gjejnë punë, lufta jonë do të vazhdojë”, ka thënë Obama.

Me gjithë shifrat e reja, papunësia në SHBA është rritur për 0.1 për qind, përkatësisht në 7.9 për qind, që nga muaji shtator.

Qeveria numëron të papunë njerëzit vetëm nëse ata janë duke kërkuar për punë.

Sidoqoftë, përmirësimi i ngadalshëm i punësimit mund të rrisë shanset e presidentit Obama për rizgjedhje më 6 nëntor, pasi ekonomia ka shtuar vende pune për 25 muaj me radhë.

Obama po përballet me normën më të lartë të papunësisë se çdo president tjetër që nga Franklin Roosvelti.

Kandidati republikan për president, Mitt Romney, ka thënë se rritja e lehtë e papunësisë është një “përkujtim i keq se ekonomia ndodhet në vendnumërim”.
XS
SM
MD
LG