Ndërlidhjet

logo-print

Sandy anulon maratonën e Nju Jorkut


U.S. -- A view of powerless lower Manhattan from the Brooklyn Bridge at dusk, New York, 01Nov2012

U.S. -- A view of powerless lower Manhattan from the Brooklyn Bridge at dusk, New York, 01Nov2012

Prefekti i Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka dekalruar se maratona e paraparë për të dielën në qytet është anuluar.

Bloomberg tha se mbajtja e maratonës do t‘i ndihmonte qytetit në rimarrjen e vetes pas uraganit Sandy.

Por, ndërsa shumë njerëz mbesin pa energji elektrike në qytet, dhe me më shumë se 40 të vdekur, shumë njujorkezë mendojnë se është shumë herët për ta zhvilluar garën.

Bloomberg tha se gara është anuluar, pasi që u bë “burim i kundërthënieve dhe ndasive”.

Shifra e përgjithsme e të vdekurve nga stuhia aktualisht është 102.

Raportohet, se rreth 3.5 milionë njerëz janë pa energji elektrike, derisa është raportuar për mungesë gazi në Nju Jork dhe në Nju Xhërsi.
XS
SM
MD
LG