Ndërlidhjet

Kim Jon Un nuk sjell përmirësime në Kore


Kim Jong Un

Kim Jong Un

Hetuesi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se nuk janë parë përmirësime të të drejtave të njeiut nën regjimin e Kim Jong Un-it.

Marzuki Darusman tha se ka qenë “shumë shqetësuese” të dëgjohet se Kim, që ka trashëguar të atin në muajin dhjetor, ka si prioritete të “para, të dyta dhe të treta” forcimin e ushtrisë.

Darusman, ish prokuror i përgjithshëm i Indonezisë, tha se rreth 16 milionë njerëz të Koresë Veriore “vazhdojnë të vuajnë nga shkallë të ndryshme të mungesës së ushqimit dhe urisë“.

Ai kërkoi nga Koreja Veriore, që të t’i drejtojë fondet për ushqimin e popullit të vet.

Komentet e Darsumanit u bënë në një raport të ri që u shpalos para Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Asamblesë së Pëprgjithshme.
XS
SM
MD
LG