Ndërlidhjet

Ushtria siriane "tërhiqet" nga baza e saj në veri


Siri

Siri

Ushtria siriane raportohet se ka mbyllur një bazë në veri të vendit.

Nuk ka konfirmime të pavarura se forcat siriane kanë braktisur bazën në Saraqeb.

Tërheqja e raportuar pason një sulm të kryengritësve rreth Saraqebit, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Alepos.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se Saraqeb dhe zonat përreth tash janë “plotësisht jashtë kontrollit të forcave të regjimit”.

Më herët, OKB tha se kryengritësit duket se kanë kryer krime lufte pas marrjes së bazës.

Të paktën 28 ushtarë sirianë janë vrarë në sulme të koordinuara të kryengritësve ditën e enjte.

Në disa pamje është parë se disa nga ushtarët janë qëlluar pasi që ishin dorëzuar.
XS
SM
MD
LG