Ndërlidhjet

Garë e ngushtë tri ditë para zgjedhjeve


Barack Obama, Mitt Romney
Barack Obama, Mitt Romney
Tri ditë të fushatës elektorale kanë mbetur para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë në mes të dy kandidatëve, presidentit Barack Obama dhe sfiduesit të tij republikan, Mitt Romney.

Të dy kandidiatët, që bënë fushatë në Miduest, shpotitën njëri-tjetrin në lidhje me shifrat e papunësisë së muajit tetor, të cilat treguan për rritje të papunësisë nga 7.8 sa ishte muajin e kaluar, në 7.9 për qind, por, gjithashtu edhe për rritjen më të madhe të vendeve të reja të punës, sesa që është pritur.

Obama tha se vendet e reja të punës dëshmojnë se politikat e tij në katër vjetët e kaluara e kanë vendosur SHBA-në në rrugën e rimëkëmbjes.

Duke iu referuar të dhënave të njëjta, Romney tha se një rritje e lehtë e përqindjes së papunësisë është “një përkujtues i hidhur se ekonomia është në një ngecje virtuale”.
XS
SM
MD
LG