Ndërlidhjet

Skandali i përgjimit, Daçiq kërkon përgjegjësi


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç ka thënë se “tërë drejtuesit e policisë do të shkarkohen e arrestohen në përputhje me ligjet, pa marrë parasysh funksionet”, po që se konfirmohet përgjegjësia e policisë për përgjimin që i është bërë presidentit të Serbisë dhe zëvendëskryeministrit të pare.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar të premten policinë se e ka përgjuar telefonin e tij, si dhe të zyrtarëve të tjerë, përfshirë, atë të presidentit Tomisllav Nikoliq, duke thënë se një grup brenda Ministrisë së Brendshme bart për këtë përgjegjësinë.

Daçiqi, ka thënë për mediat serbe se do të nisë iniciativën për ndryshmin e rregulloreve, me qëllim që të rritet kontrolli civil ndaj punës së policisë.
XS
SM
MD
LG