Ndërlidhjet

Turqia paralajmëron kompanitë e naftës


Ilustrim
Ilustrim
Turqia ka paralajmëruar të shtunën se do të refuzojë kompanitë ndërkombëtare, që janë përfshirë në shpimin për naftë dhe gaz në brigjet e ishullit të ndarë të Qipros. ]

Ministria e Jashtme përmes një deklarate për media tha se “kompanitë që bashkëpunojnë me Administratën greko-qipriote do të përjashtohen nga projektet e reja të energjisë të Turqisë”.

Paralajmërimet e Turqisë vijnë pasi që Qiproja miratoi licencat për shpimin për rezerva të naftës dhe gazit dhe tha se do të negociojë kushtet e partneritetit me kompanitë ENI, Koga të Koresë së Jugut, Total të Francës dhe Novatek të Rusisë.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974, kur trupat e Turqisë pushtuan dhe okupuan pjesën veriore si kundërpërgjigje ndaj grusht-shtetit të nxitur nga Athina në Nikozi, i cili synonte bashkimin me Greqinë.
XS
SM
MD
LG