Ndërlidhjet

Ofensivë e kryengritësve sirianë


Kryengritës sirian

Kryengritës sirian

Kryengritësit sirianë kanë lansuar një sulm masiv të shtunën kundër një baze ajrore të qeverisë, që përdorej për të sulmuar pozicionet e kryengritësve.

Sulmi në bazën ajrore të Taftanazit vjen derisa kryengritësit po synojnë të marrin kotnrollin në zonën në mes të Alepos dhe Damaskut.

Sulmi, që u shfaq në një video të postuar në interent, nuk u konfirmua nga burime të pavarura.

Ditë më parë kryengritësve kryen një sulm, mbi nje baze ajrore rreth Saraqebit, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Alepos.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se Saraqeb dhe zonat përreth tash janë “plotësisht jashtë kontrollit të forcave të regjimit”.

Më herët, OKB tha se kryengritësit duket se kanë kryer krime lufte pas marrjes së bazës.

Të paktën 28 ushtarë sirianë janë vrarë në sulme të koordinuara të kryengritësve ditën e enjte.

Në disa pamje është parë se disa nga ushtarët janë qëlluar pasi që ishin dorëzuar.
XS
SM
MD
LG