Ndërlidhjet

"Shumë herët" për muzikë Krishtlindjesh


Ilustrim
Ilustrim
Një kompani farmaceutike kanadeze ka ndalur muzikën e Krishtlindjeve pas marrjes së ankesave, ka bërë të ditur përmes faqes së saj në Facebook.

Mediat kanadeze raportojnë se Shoppers Drug Mart kishte marrë një mori ankesash, se ka lëshuar shumë herët Rudolf the Red-Nosed Reindeer dhe Jingle Bells.

“Ne i marrim për zemër ankesat e klientëve”, ka thënë kompania.

“Ne ju njoftojmë se duke filluar nga mesnata e sotme, muzika e Krishtlindjes pezullohet deri në një njoftim të ardhshën”.

Mijëra konsumatorë e klikuan butonin “Like” në njoftimin e bërë në Facebook.
XS
SM
MD
LG