Ndërlidhjet

Egjipti ndalon shoun e predikuesit radikal


Egjipt..

Egjipt..

Një gjykatë në Kajro ka ndaluar për 25 ditë një program të një predikues radikal të islamit, në të cilin ai bëri thirrje për ekzekutimin e autorëve të filmit anti-islamik, që shkaktoi trazira në të gjithë botën myslimane.

Gjykata administrative ndaloi programin e Khaled Abdullahut, Egjipi I Ri, I cili transmetohej përmes kanalit privat fetar Al-Nass.

Një avokat ka dorëzuar padinë kundër Abdullahut në emër të një ish zyrtari policor, i cili pretendon se predikuesi e ka fyer atë gjatë transmetimit, më 10 shtator.

Abdullah ishte i pari që shfaqi promon e filmit, “Pafajësia e Myslimanëve”.

Thirrja e tij se autorët e filmit duhet të ekzkeutohen, çoi në protestat e dhunshme ndaj ambasadave amerikane në shumë shtete.

Programi i tij ka nisur në vitin e kaluar, pas kryengritjes së Pranverës Arabe, e cila gjithashtu iu dha një zë konservativëve dhe salafistëve radikalë, të cilët qenë ndaluar nga angazhimi politik dhe social gjatë kohës sa në pushtet ishte Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG