Ndërlidhjet

Tanke siriane hyjnë në Lartësitë e Golanit


Tankse siriane
Tankse siriane
Tri tanke siriane kanë hyrë në zonën e demilitarizuar të Lartësirave të Golanit në mes të Sirisë dhe Izraelit.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha se Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë dorëzuar një ankesë te forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Zëdhënësja, që ka folur në kushte anonimiteti nuk ka dhënë detaje tjera.

Reagimi relativisht i vogël, tregon se Izraeli nuk e ka parë hyrjen si një kërcënim të menjëhershëm.

Mediat izraelite thanë se tanket ishin të përfshira në luftimet me kryengritësit, që po përpiqen ta rrëzojnë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Disa izraelitë janë të shqetësuar se dhuna nga lufta civile në Siri mund të përhapet në një front më të gjerë.

Izraeli ka okupuar nga Siria Lartësitë e Golanit, një plato strategjike, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Zona e demilitarizuar e Golanit ka qenë në përgjithësi e qetë, që nga armëpushimi i vitit 1973.
XS
SM
MD
LG